Video: Qytetarët në Fushë Kosovë dalin jasht banesave pas tërmetit

Një tërmet që për momentin nuk dihet se sa shkallë ishte ka goditur sot Kosovën, shkruan Periskopi. Lëkundjet e tokës janë dëgjuar rreth orës 3:55 të mëngjesit në Prishtinë dhe kanë zgjatur prej 1-15 sekonda. Lëkundje të tjera ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës. Sipas qendrës europiane të tërmeteve epiqendra e tërmetit […]
Lëkundjet e tokës janë dëgjuar rreth orës 3:55 të mëngjesit në Prishtinë dhe kanë zgjatur prej 1-15 sekonda.
Lëkundje të tjera ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Sipas qendrës europiane të tërmeteve epiqendra e tërmetit është në Koman të Shqipërisë dhe shkalla e tërmetit është 6.3 të rihterit.
Në adresë të Periskopit kanë ardhur disa pamje të qytetarëve në Fushë Kosovë ku kanë dalur jasht banesave pas tërmetit./Periskopi/













