Veteranët e rrejshëm, deri tani 13 persona kanë dorëzuar certifikaten me statusin e veteranit të UÇK-së

Veteranët e rrejshëm, deri tani 13 persona kanë dorëzuar certifikaten me statusin e veteranit të UÇK-së

Ata që kanë përfituar pa meritë në emër të luftës, duke marrë statusin e veteranit të UÇK-së, janë duke u hetuar. Megjithatë, më e fortë se drejtësia, duket të jetë ndërgjegjja. Nisma e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Malishevë, që përfituesit e rrejshëm të këtyre beneficioneve të dorëzojnë certifikatën e veteranit, ka rezultuar e suksesshme. […]

Ata që kanë përfituar pa meritë në emër të luftës, duke marrë statusin e veteranit të UÇK-së, janë duke u hetuar.

Megjithatë, më e fortë se drejtësia, duket të jetë ndërgjegjja. Nisma e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Malishevë, që përfituesit e rrejshëm të këtyre beneficioneve të dorëzojnë certifikatën e veteranit, ka rezultuar e suksesshme.

Deri më tash, 13 prej tyre kanë vendosur ta bëjnë këtë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj nga Malisheva, ka ndërmarrë një iniciativë për t’i bindur të gjithë veteranët e rrejshëm të UÇK-së t’i dorëzojnë statusin e tyre. Kësaj nisme, Zogaj thotë se deri më tash i janë përgjigjur pozitivisht 13 persona. Ai pret që ky numër të rritet.

“Janë duke dorzu Statusin e veteranit nga të gjitha zonat ,nga Dukagjinit e Pashtrikut mund të themi nga të gjitha zonat dhe nga mbrenda javës numri ka shkuar në 13 vetë dhe ne sot presim që të paraqiten edhe disa të tjerë dhe besoj deri me 28 nëntor numri do të rritet deri 150 vetë që e dorzojnë statusin e veteranit” tha ai.

Zogaj është i bindur se në fshatin e tij në Mleqan janë 128 veteranë të rrejshëm kurse në tërë Drenicën rreth 2 mijë të tjerë.

‘Secili që e dinë vehtën që nuk është deklaruar si veteran i rrejshëm duhet të dorzoj statusin e vet”, tha ai për RTK.

Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, thotë se njerëzit që kanë përfituar rrejshëm nga shtetit duhet të dalin para drejtësisë. ” Unë mendoj se shtetit duhet të veproj sepse është keqpërdor statusi i veteranit dhe vetë UQK-ja dhe gjykata duhet të nderrmarrë veprim në këtë derjtim dhe të gjithë ata që e kanë keqpërdorë të dalin para gjykates dhe ta marrë denimin e merituar . Ata që kanë apliku për status nuk është dashtë ta bënin këtë ,por ka qenë interesi i tyre materiale dhe benifecioneve ,dha tash e kanë shiku se gjykata po e kryenë punën e vetë dhe nga frika kan fillu me u tërheq nga statusi i veteranit”, tha ai.

Prokuroria e shtetit ka propozuar që Gjykata të ndalojë përkohësisht shpërndarjen e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, llogaritet se 40 milionë euro janë shpenzuar për këtë kategori. Ndërkohë, dyshohet se rreth 20 mijë persona janë përfshirë jashtëligjshëm në listën e veteranëve të UCK-së. Me anë të aktakuzës, Prokuroria ka hequr nga lista e veteranëve të rrejshëm 738 emra .

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?