Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje

Për gjendjen e rëndë që po mbretëron në Shqipëri si pasojë e tërmetit i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të ditës së martë duke shkaktuar edhe viktima, ka reaguar edhe ish kryeparlamentari njëherësh kryetari i partisë demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura si pasojë e tërmetit, ndërsa […]
Për gjendjen e rëndë që po mbretëron në Shqipëri si pasojë e tërmetit i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të ditës së martë duke shkaktuar edhe viktima, ka reaguar edhe ish kryeparlamentari njëherësh kryetari i partisë demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura si pasojë e tërmetit, ndërsa është zotuar se Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë, përcjellPeriskopi.
Postimi i Veselit në Facebook:
Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje.












