Veseli i bashkohet iniciativës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Veseli i bashkohet iniciativës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dhuruar disa batanije në përkrahje të qytetarëve që janë goditur nga tërmeti në Shqipëri. Në organizimin e Rinisë Demokratike në Prishtinë ku janë grumbulluar dhjetëra  batanije dhe gjëra elementare tjera, Veseli tha se në këto momente të vështira për vëllezërit në Shqipëri duhet që tqë gjithë […]

Në organizimin e Rinisë Demokratike në Prishtinë ku janë grumbulluar dhjetëra  batanije dhe gjëra elementare tjera, Veseli tha se në këto momente të vështira për vëllezërit në Shqipëri duhet që tqë gjithë të qëndrojnë afër në forma të ndryshme përfshirë dhe ndihmat institucionale.

Veseli bëri të ditur se janë në kontakte intensive me institucionet e Shqipërisë për t’i dal në ndihmë, teksa inkurajoi të gjithë qytetarët që të ndihmojnë këtë iniciativë.

“Republika e Kosovës është duke ndërmarrë çdo veprim që të tejkalojmë këtë situatë të tërmetit në Shqipëri. Institucionet e Kosovës tashmë vetëm kanë dërguar forcat FSK-së, Policinë kemi ndarë një ndihmë 500 mijë euro për familjet e të goditurve. Ky aksion i Rinisë së PDK-së këtu dega në Prishtinë, po gjithë në Kosovë është tepër i mirëpritur. Inkurajo gjithë qytetarët të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi”, tha Veseli.

E kryetari i Rinisë së PDK-së,  Donjet Bislimi tha se zyrat e partisë janë hapur në gjithë Kosovën dhe do të presin deri në orën 20:00 për t’i dërguar ndihmat në zonat ku gjendja është më e vështirë në Shqipëri.

“Sot ne Rinia Demokratike e Kosovës në nivel vendi jemi organizuar në një aksion humanitar të cilin e kemi ndjerë si obligim moral, shpirtëror por dhe kombëtar për t’i dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave që po kalojnë momente të vështira në Shqipëri. Sot zyrat tona janë të hapura për të grumbulluar ndihma në aspektin e rrobave veshmbathjeve, batanijeve, ndihma ushqimore, çkado që qytetarët mund të ndihmojnë. Ne sot jemi këtu në degën e Prishtinës ku brenda një ore na u kanë përgjigj një numër i madh i qytetarësh, si mund të shihen këtu ndihmat e grumbulluara. Ne planifikojmë që deri në orën 20:00 të grumbullojmë sa kemi  mundësi pastaj të dërgojmë në qytetin e Durrësit”, tha Bislimi.

Përveç Rinisë Demokratike të Kosovës iniciativa për ndihma ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa organizata tjera të shoqërisë civile.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?