Vërshimet në Francë, raportohet për të vdekur

Dy persona u gjetën të vdekur të dielën pas vërshimeve masive që e kanë përfshirë pjesën juglindore të Francës nga e premtja. Përpos viktimave, autoritetet lokale kanë thënë se vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Një viktimë u gjet afër qytezës Muy, e cila shtrihet mes qyteteve Nice dhe Marseille, njoftoi policia. Zyrtarët […]

Një viktimë u gjet afër qytezës Muy, e cila shtrihet mes qyteteve Nice dhe Marseille, njoftoi policia. Zyrtarët nuk treguan nëse trupi i gjetur i përket një personi që ishte raportuar i zhdukur më herët pasi kishte rënë nga një barkë e ekipeve të shpëtimit në orët e vona të së shtunës.

Trupi i pajetë i një personi tjetër u gjet në një veturë në Cabasse, fshat që ndodhet afër vendit ku u gjet viktima tjetër. Në një deklaratë të mëhershme, autoritetet lokale kishin njoftuar se një burrë 77-vjeçar është zhdukur nga e shtuna në mëngjes.

Disa lumenj kanë dalë nga shtrati i tyre në pjesën juglindore të Francës, duke shkaktuar dëme materiale pas depërtimit nëpër shtëpi. Uji i ka marrë me vete edhe disa vetura.

Reshjet e shiut vazhduan në këtë rajon edhe të dielën, por me një intensitet më të ulët. Rrjedhimisht, meteorologët francezë njoftuan se vërshimet pritet të zvogëlohen më vonë gjatë ditës.

Ministri i brendshëm, Christophe Castaner, pritet të shkojë në zonat e prekura nga vërshimet dhe të takohet me banorët lokalë dhe punëtorët e situatave emergjente, shkruan “Reuters”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?