Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para

Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para

Në një kohë kur të gjitha ekipet e emergjencës për evidentimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i sotëm ndodhen në terren, bashkia e Tiranës ka hapur të gjitha qendrat sociale për banorët që kanë nevojë për strehim, ushqim apo përkujdesje. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin […]

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, vizituan të prekurit në qendrën sociale “Misto Mame” në Kombinat, ku theksuan se banesat e pabanueshme do të rindërtohen.

“Kemi hapur të gjitha qendrat sociale të Tiranës, kryesisht për të strehuar të moshuarit e vetmuar. Ka shumë të rinj që jetojnë jashtë dhe prindërit i kanë vetëm, ndaj është detyra e Bashkisë që për këtë kategori, që janë edhe më vulnerabël, të jemi më të vëmendshëm. Qendrat tona sociale do jenë të hapura 24/7, ka ushqim, batanije, shërbim mjekësor”, tha ai, ndërsa kërkoi prej administratorëve në komunitet që të raportojnë çdo problematikë. “Bashkia e Tiranës ka qenë në gatishmëri që në orën 04:00 të mëngjesit. Kemi pasur mbi 70 familje që janë bllokuar në shtëpi për shkak të bravave të dyerve, 8 pallate me ashensorë të bllokuar, megjithatë i kaluam pa humbje jetësh”, tha ai.

Kryebashkiaku garantoi se të gjitha shtëpitë që janë bërë të pabanueshme nga ky tërmet do të rindërtohen nga e para, ndërkohë që do të fillojë edhe ndihma me ushqime, veshje dhe me elektroshtëpiake.

“Duke filluar nga dita e nesërme do të kemi një aksion për mbledhjen e ndihmave, jo vetëm ushqime dhe veshmbathje, por edhe elektroshtëpiake, krevate etj, siç bëmë për tërmetin e datës 21 shtator, kur ndihmuam të rindërtoheshin shtëpitë e reja; kështu do të bëjmë edhe pas këtij tërmeti. Çdo shtëpi e dëmtuar, do të bëhet nga e para; mesa duket kjo është një sprovë të cilës nuk i bëjmë dot bisht, por thjesht duhet ta përballojmë me dinjitet dhe të fillojmë rimëkëmbjen në Tiranë”, tha Veliaj.

Teksa shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në Thumanë dhe në Durrës, Veliaj bëri të ditur se Tirana do të ofrojë ndihmën e saj për kapërcimin e këtij momenti të vështirë.

“Ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në Thumanë dhe në Durrës. Është një situatë tragjike, i gjithë populli i Tiranës është me ta dhe nga nesër, sapo të kemi mbaruar emergjencat, do shohim besoj një valë solidariteti të Tiranës edhe për qytetet e tjera të prekura. Do solidarizohemi sot edhe me Thumanën. Bashkia e Tiranës do të akordojë një fond, siç bëmë radhën e kaluar edhe me Durrësin e Kamzën”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi se ky është një moment solidariteti, ndaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të japin ndihmën e tyre.

Ndërkaq, bashkia e Tiranës po punon edhe për verifikimin e të gjitha institucioneve arsimore, shkollave dhe çerdheve, përpara se të merret vendimi për hapjen e tyre.

Prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm të gjitha ndërmarrjet dhe forcat e emergjencave të bashkisë së Tiranës ndodhet në terren për t’u përballur me pasojat e tërmetit të fortë që përfshiu Tiranën dhe Durrësin.

Herët në mëngjes kryebashkiaku Veliaj mblodhi Shtabin e Emergjencave të Tiranës ku bëri edhe një përmbledhje të situatës së krijuar në territorin e saj, ndërsa theksoi se të gjitha forcat e bashkisë janë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai theksoi se janë urdhëruar emergjencat që menjëherë, sapo të bëhet evidentimi i situatës, të nisë edhe shpërndarja e ndihmave. /atsh

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?