Vela s’lë gjë pa iu thënë kompanive të sigurimeve: S’keni menaxhim të duhur, punoni me praktika të viteve 90’

Vela s’lë gjë pa iu thënë kompanive të sigurimeve: S’keni menaxhim të duhur, punoni me praktika të viteve 90’

Gazetarja e ekonomisë Erëza Vela reagon ndaj ngritjes së çmimit të sigurimeve të automjeteve për 26%. Vela tha se industria e vetme private që ofron shërbime të dobëta për konsumator karshi atyre publike janë sigurimet, që sipas saj  ofrojnë shërbime mjaftë të dobëta, nënvlerësime e shumë gjëra të ngjashme. Ajo përmes një shkrimi në Facebook, […]

Vela tha se industria e vetme private që ofron shërbime të dobëta për konsumator karshi atyre publike janë sigurimet, që sipas saj  ofrojnë shërbime mjaftë të dobëta, nënvlerësime e shumë gjëra të ngjashme.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se arsyetimi se ngritja  prej 26 % është për shkak të humbjes së milionave nga kompanitë është qesharake.

Ja statusi i plotë:

Nje nder industrite e vetme te sektorit privat qe ofron sherbime me te dobeta sesa ato te sektorit publik eshte ajo e sigurimeve: sherbim jashtezakonisht te dobet per konsumatore, nenvleresim te vleres se dameve, mosrespektim te afateve ligjore per pagese ta damit, trajtim denigrues te konsumatorit ne rast te damit, marreveshje per mosfunksionim te kartonit te gjelbert, aspak pergjegjese ne aspektin e pergjegjesive korporative apo politikave te SDG-se, strofull kryesisht e njerezve te lidhun ne nje menyre apo tjeter me politike.

Arsyetimi se duhet te ngritet cmimi per 26% se kompanite paskan humbje milioneshe eshte qesharak! Humbja krijohet se nuk kane menaxhim eficient e te duhun, se punojne me praktika te punes te viteve 90, se jane te mbipopullum me staf, se ne menyre te pandergjegjshme i kane shti ne rreth avokate, gjykates e mjek e mbi te gjitha kane kriju oligopol ne te cilin po e mbysin njana tjetren.

Arsyetimi edhe me qesharak eshte se paska vetura te paregjistrume! E cka tash! Na qe i regjistrojme me pagu edhe per ata a! Rikujtim: jemi shtet me organe e institucione funksionale qe kishin mujt me e adresu kete problem e jo me e gjujt barren te njerezit e pergjegjshem. Kjo eshte njejte si rasti i pageses se rrymes per Veri. Imagjinojeni qysh ndikon ky 26% te bizneset qe kane 20-30 vetura!

Mos te harrojme qe me sigurim te Kosoves vec ne Shqipni shkojme e qe na duhet me pagu shtese per te gjitha vendet tjera – duke perfshi edhe Maqedonine e Malin e Zi!

E nese paska pase inflacion, atehere ka mekanizma te tjere qe munden me e rregullu kete ceshtje, e qe keto si instutucione financiare e edhe BQK ishin dashte me i dite shume mire. E nese nuk i dijne, mjafton me i ndjek praktikat e vendeve te tjera.

Investoni ne staf, investoni ne permiresim te sherbimeve, investoni ne sisteme te modernizimit, investoni ne komunitetin ku operoni, rregullojeni kartonin e gjelbert e mandej konkurroni me cmime e me sherbime. Se per biznes ku ta garanton shteti shitjen e fitimin, krejt kishim dite me bo.

P.S. Gati 4 vjet kam punu ne kompani te sigurimeve. E njoh industrine dhe te gjithe akteret per se afermi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?