Vdes 26-vjeçari shqiptar në një aksident në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes. Dy automjete u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për […]
Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.
Dy automjete u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën, raporton TV Klan, transmeton Klan Kosova.
Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.












