Ushtria e Shqipërisë nuk i lejon aktivistët nga Kosova që të shpërndajnë ndihmat

Probleme të mëdha po shfaqen në shpërndarjen dhe në përgjithësi administrimin e ndihmave që po shkojnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Aktivistja për të drejta të grave, znjsh.Jeta Berisha ka bërë një status shqetësues në profilin e saj në Facebook ku ka rrëfyer se ushtria e Shqipërisë nuk i ka lejuar që të ndaleshin në Milot […]
Aktivistja për të drejta të grave, znjsh.Jeta Berisha ka bërë një status shqetësues në profilin e saj në Facebook ku ka rrëfyer se ushtria e Shqipërisë nuk i ka lejuar që të ndaleshin në Milot për të ndarë ndihmat.
“Kjo gjë është shumë shqetësuese!” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ka kritika të shumta për mënyrën se si po menaxhohen ndihmat që po shkojnë nga Kosova drejt vendeve të prekura në Shqipëri, shkruan Periskopi.
Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar i Berishës:
Ushtria nuk na la të ndalemi në Milot për të ndarë ndihmat tona, ani pse vullnetarët po prisnin aty me kombibus për ndihmat në fshatrat e prekura.
Për numrin kontaktues koordinues me vullnetarët më shënoni në msg.
Kjo gjë është shumë shqetësuese!












