Uji në dhjetë shkolla të Vitisë, i papijshëm

Uji në dhjetë shkolla të Vitisë, i papijshëm

Bazuar në raportet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan (QRSHP) rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të komunës së Vitisë, rezulton se në dhjetë nga njëmbëdhjetë shkolla të kësaj komune ku janë bërë analizat, uji ka kontaminim kimik dhe bakteriologjik. Sipas KDI, uji i këtyre shkollave me kontaminim kimik dhe bakteriologjik është […]

Sipas KDI, uji i këtyre shkollave me kontaminim kimik dhe bakteriologjik është për shkak se furnizimi i shkollave me ujë bëhet përmes puseve në mungesë të ujësjellësit, njofton Klan Kosova.

“Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dokumentet e siguruara nga QRSHP-ja dhe vlerësimit të Drejtorisë së Inspektoratit në komunën e Vitisë, kontaminimi i ujit në këto shkolla vjen si pasojë e vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve. Ndërsa kjo gjendje vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi që numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla është 1511”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Në bazë të të dhënave të QRSHP-së, uji i kontaminuar në shkolla mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe ka mundësi të shkaktoj infeksione si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.

Javë më parë KDI-ja ka organizuar takim me zyrtarët komunal, drejtorët/et e shkollave për të diskutuar rreth rezultateve të raportit të Institutit të Shëndetit Publik rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të Vitisë. Në këtë tryezë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Vitisë z. Skender Ahmeti, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe drejtorët/et e shkollave mirëmbajtjen e hapësirave ku gjenden puset.

Ajhane Sefiu nga QRSHP, pati thënë se pas analizave të QRSHP-së dhe rekomandimeve të dhëna, nuk janë marrë masat e nevojshme nga autoritetet përkatëse.

Andaj duke u bazuar në të dhënat e QRSHP-së dhe hulumtimit në terren, KDI kërkon nga komuna e Vitisë që të merren masat e menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve si mundësi e vetme për të pamundësuar kontaminimin e vazhdueshëm të ujit, me qëllimin përfundimtar që të sigurohet uji i pijshëm për këta nxënës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?