Ua ndërruan afatin e skadimit produkteve ushqimore, policia arreston dy persona në Zveçan

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Rudare të Zveçanit për shkak se të njëjtit kanë bërë ndërrimin e afatit të skadimit në disa produkte ushqimore. Policia e Kosovës ka treguar se të njëjta produkte, të cilave u është ndërruar data e skadencës, janë vënë në treg për shitje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj […]
Policia e Kosovës ka treguar se të njëjta produkte, të cilave u është ndërruar data e skadencës, janë vënë në treg për shitje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e cekur duke bërë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje”, thuhet ne Raportin e PK.
Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë.
Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.












