Turqia do të ekstradojë të dyshuarin amerikan të ISIS-it që u bllokua në kufi

Turqia thotë se do të ekstradojë një qytetar amerikan që dyshohet të jetë militant i Shtetit Islamik pasi ai nuk u lejua të hynte në Greqi, dhe u bllokua në kufirin në mes Turqisë dhe Greqisë. Militanti i dyshuar sipas Agjencisë së Lajmeve Demiroren të Turqisë quhet Muhamed Darëis B dhe thuhet se është një […]
Turqia thotë se do të ekstradojë një qytetar amerikan që dyshohet të jetë militant i Shtetit Islamik pasi ai nuk u lejua të hynte në Greqi, dhe u bllokua në kufirin në mes Turqisë dhe Greqisë.
Militanti i dyshuar sipas Agjencisë së Lajmeve Demiroren të Turqisë quhet Muhamed Darëis B dhe thuhet se është një qytetar amerikan me origjinë jordaneze, shkruan BBC.
Turqia ka nisur dëbimin e disa luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik.
Ministria e brendshme e vendit tha se kishte filluar procesin e ekstradimit të shtetasit amerikan dhe ShBA-ja ka rënë dakord që ai të kthehet, përcjell Periskopi.












