Trumpi i shpall kartelet e drogës nga Meksika si grupe terroriste

ShBA-të do t’i cilësojnë me ligj kartelet e drogës nga Meksika si grupe terroriste, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump. Kjo lëvizje do t’i mundësonte një rreze më të gjerë veprimi ShBA-ve. Trumpi po ashtu deklaroi se i kishte thënë Meksikës që Amerika ishte e gatshme “të shkonte e t’i spastronte” nga kartelet. Si përgjigjje […]
Kjo lëvizje do t’i mundësonte një rreze më të gjerë veprimi ShBA-ve. Trumpi po ashtu deklaroi se i kishte thënë Meksikës që Amerika ishte e gatshme “të shkonte e t’i spastronte” nga kartelet.
Si përgjigjje ndaj kësaj deklarate, ministri i jashtëm i Meksikës tha se vendi i tij nuk do të lejonte kurrfarë “thyerjesh të sovranitetit kombëtar”.
Më herët gjatë këtij muaji, z.Trump u zotua që “t’i shpallte luftë të ashpër karteleve të drogës” pas një sulmi vrastar ndaj qytetarëve amerikanë në Meksikë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Viktimat – tri gra dhe gjashtë fëmijë që ishin mormonë me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe meksikane – u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri duke udhëtuar në zona të humbura të Meksikës së veriut më 4 nëntor.
Zyrtarët thanë që ky mund të ishte rast i identitetit të gabuar, por të afërmit e viktimave deklaruan se vrasësit mund ta kenë ditur se kënd po e qëllonin.
Kur një grup përcaktohet si organizatë terroriste në ShBA, kjo bën që të shpallet e paligjshme për njerëzit çdo lloj ndihme që i ofrojnë atyre.
Po ashtu, kjo iu pamundëson edhe anëtarëve të familjeve të pjesëtarëve të organizatave që të futen në ShBA. /Periskopi












