Trump: Marie Yovanovitch refuzoi ta vendoste foton e tij në ambasadë në Ukrainë

Presidenti Donald Trump e ka ekspozuar në publik një të dërguar të SHBA-ve e cila dëshmoi në hetimin e fajësimit, duke pretenduar se ajo nuk pranoi të var foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë. Trump i tha emisionit të mëngjesit të Fox Neës ‘ish-ambasadorja Marie Yovanovitch “nuk donte të varte fotografinë time në […]
Presidenti Donald Trump e ka ekspozuar në publik një të dërguar të SHBA-ve e cila dëshmoi në hetimin e fajësimit, duke pretenduar se ajo nuk pranoi të var foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë.
Trump i tha emisionit të mëngjesit të Fox Neës ‘ish-ambasadorja Marie Yovanovitch “nuk donte të varte fotografinë time në ambasadë” në Kyiv, njofton Klan Kosova.
Presidenti nuk ofroi detaje të mëtejshme rreth çështjes.
Zonja Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar se ajo u pushua nga puna për “pretendime të rreme” nga njerëz me “motive të diskutueshme”.
Ajo ishte një nga 12 personat që dëshmoi gjatë dy javëve të fundit në hetimin e fajësimit, i cili mund të kërkojë të heqë presidentin nga detyra për korrupsion të pretenduar.












