Trajnohet stafi mjekësorë që do të ofrojë shërbime nesër në Shqipëri

Trajnohet stafi mjekësorë që do të ofrojë shërbime nesër në Shqipëri

Është mbajtur trajnimi i stafit mjekësor i përbërë prej 45 psikologëve, katër psikiatërve, një epidemiolog dhe disa mjekë të përgjithshëm të cilët ditën e nesërme do të udhëtojnë drejtë Shqipërisë, për të ofruar shërbime pas tërmetit që e ka goditur Shqipërinë të martën e kësaj jave. Ekipi mjekësorë do të ofrojë shërbime për popullatën e […]

Është mbajtur trajnimi i stafit mjekësor i përbërë prej 45 psikologëve, katër psikiatërve, një epidemiolog dhe disa mjekë të përgjithshëm të cilët ditën e nesërme do të udhëtojnë drejtë Shqipërisë, për të ofruar shërbime pas tërmetit që e ka goditur Shqipërinë të martën e kësaj jave.

Ekipi mjekësorë do të ofrojë shërbime për popullatën e prekur nga tërmeti, i cili la të vdekur 50 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës Ilir Havolli, tha se i gjithë ekipi mjekësor që nesër udhëton drejtë Shqipërisë, kanë përvojë me menaxhimin e situatave të tilla

Havolli: Ekipi që niset nesër për Shqipëri ka përvoj

“Arsyeja e kësaj mbledhje sot është thjeshtë një takim informues rreth kandidatëve të cilët janë përzgjedhur me ofruar shërbime psikiatrike dhe psikologjike në zonat e prekura nga tërmeti. Ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës në koordinim me Shoqatën e Psikologëve të Shqipërisë dhe në koordinim me urdhrin psikolog të Shqipërisë, kemi ofruar shërbime psikologjike gjatë datës 26, 27, 28 dhe mënyra e nesërme apo organizimi i sotëm përkon me shkuarjen nesër në mënyrë të organizuar. Në kuadër të këtij organizimi kemi psikiatër, kemi epidemiolog, kemi mjek të përgjithshëm, kemi psikolog dhe çka është me e potencua fakti se të gjithë profesionistët që shkojmë nesër jemi profesionistë që faktikisht kemi përvojë edhe nga lufta e fundit në Kosovë, pra kemi përvojë në menaxhimin e krizave pas tërmeteve, menaxhimin pas aksidenteve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se përveç ekipit që do të udhëtojë nga Kosova në Shqipëri, do t’i bashkohen edhe 15 psikologë të tjerë.

Havolli: Nesër do të nisen prej Prishtinës 50 kandidatë

“Nesër do të nisen prej Prishtinës 50 kandidatë, në kuadër të tyre jemi 45 psikologë dhe profesionistë të tjerë shëndetësor. Po ashtu, në Shqipëri na bashkohen edhe 15 kandidatë të tjerë apo psikologë të tjerë që i kemi aktivistë të shoqatës. Nisjen e kemi në ora 5 në mëngjes”, tha ai.

Havolli u shpreh se do të shkojnë në ato zona të cilat nuk janë mbuluar akoma me shërbime psikologjike.

Havolli: I kemi përcaktuar zonat ku nuk janë të mbuluara akoma

“Unë jam pjesëtarë i shtabit të emergjencës së urdhrit të psikologëve të Shqipërisë dhe si diçka e tillë neve i kemi përcaktuar zonat problematike, apo zonat ku nuk janë të mbuluara akoma. Si diçka e tillë neve i kemi ftuar sot kandidatët që thjeshtë me i vetëdijesuar se nesër nuk shkojmë për ekskursion, nuk shkojmë për shëtitje, por nesër shkojmë për të ofruar shërbime psikologjike në kuadër të individëve që më të vërtetë kanë nevojë për to”, u shpreh ai.

Të martën e kësaj jave Shqipëria u godit nga tërmeti, i cili la të vdekur 50 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?