Tragjike: Gruas shtatzënë që u aksidentua në Viti i vdes foshnja në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur foshnja e gruas shtatzënë nga Vitia që kishte pësuar aksident me datën 17 nëntor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. “Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër K-Shqiptare e cila ishte shtatzënë, […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur foshnja e gruas shtatzënë nga Vitia që kishte pësuar aksident me datën 17 nëntor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër K-Shqiptare e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftim të policisë./Periskopi/












