Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve Abazi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shprehur ngushëllime familjes Abazi për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazit, si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes në Shqipëri. Këtë i pari i vendit e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook. “Familjes Abazi nga Livoçi i […]
Këtë i pari i vendit e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes. Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.












