Thaçi nga Forumi i Paqes në Paris: Kosova, faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris. Ai shkruan në FB se Kosova vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi i plotë i Thaçit: Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris.
Ai shkruan në FB se Kosova vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Njoftimi i plotë i Thaçit:
Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale. Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH













