Thaçi: Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në Durrës dhe Thumanë

Thaçi: Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në Durrës dhe Thumanë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin janë dakorduar që Kosova të dërgojë trupa shtesë të FSK-së për ndihmuar në sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti. Thaçi konsideron se gjendja në pjesët e goditura nga tërmeti vazhdon të jetë e […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin janë dakorduar që Kosova të dërgojë trupa shtesë të FSK-së për ndihmuar në sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Thaçi konsideron se gjendja në pjesët e goditura nga tërmeti vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se kthimi i njerëzve nëpër shtëpitë e tyre duhet të bëhet vetëm atëherë kur ato janë të sigurta ndaj fatkeqësive të tjera të mundshme.

Presidenti ka theksuar se me vëmendje është duke përcjellë ngjarjet në Shqipëri.

Njoftimi i Thaçit në Facebook:

Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera. HTH

 

Të fundit
Të ngjashme