Tërmeti në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Janë duke vazhduar gërmimet pas tërmetit të fuqishëm i cili goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Periskopi. Siç njofton top neës, numri i viktimave tashmë ka shkuar në tetë persona, ndërsa gërmimet po vazhdojnë në Furrës, Kurbin e Thumanë, në rrënojat të cilat janë shkaktuar nga tërmeti. Raportohet se […]
Janë duke vazhduar gërmimet pas tërmetit të fuqishëm i cili goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Periskopi.
Siç njofton top neës, numri i viktimave tashmë ka shkuar në tetë persona, ndërsa gërmimet po vazhdojnë në Furrës, Kurbin e Thumanë, në rrënojat të cilat janë shkaktuar nga tërmeti.
Raportohet se 2 nga viktimat pësuan nga shembja e Vila Palmës në Golem.
Ndërkohë kërkimet po vazhdojnë nën rrënoja te Shkëmbi i Kavajës.
Në Spitalin e Traumës janë 135 të lënduar që kanë marrë trajtim, në QSUT janë 60 persona të lënduar, si dhe qendra e koordinimit të emergjencave ka pritur 392 thirrje për ndihmë.
Janë realizuar 91 misione në spitale, sipas ministrisë së shëndetësisë, e cila ka lajmëruar se mjekët kanë kaluar tashmë në gatishmëri të plotë në Tiranë, Durrës dhe zona të tjera, për tu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti.
Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë jashtë objekteve në epiqendër.












