Lajm në përditësim/ Tërmeti në Shqipëri: 13 persona konfirmohen të vdekur

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të më martës në Shqipëri, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ndërsa numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në QSUT është mbi 180. Lëndime sipas ABC news kanë pësuar rreth 600 persona. Operacioni i kërkim-shpëtimit në […]
13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të më martës në Shqipëri, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Ndërsa numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në QSUT është mbi 180. Lëndime sipas ABC news kanë pësuar rreth 600 persona.
Operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të cilat janë shembur nga tërmetet janë duke vazhduar.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, rreth një orë më parë ka njoftuar se 28 të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.
Dridhjet e tërmeteve në Shqipëri janë ndier edhe në Kosovë. /Periskopi/












