Tërmet i frikshëm, njerëzit në panik: Dridhet toka në shkallë kiameti në Indonezi

Një alarm për Cunami sapo është lëshuar pasi një tërmet 7,4 shkallësh ka goditur veriperëndimin e Indonezisë. Dridhja u mat 134 kilometra larg qytetit të Ternates me një thellësi prej 45 kilometra, sipas Studimit Gjeologjik Amerikan. Autoritetet indoneziane lëshuan menjëherë një alarm për Cunami, shkruan Independent, përkthen Periskopi. Dridhje shumë të forta ishin ndjerë mbi […]
Dridhja u mat 134 kilometra larg qytetit të Ternates me një thellësi prej 45 kilometra, sipas Studimit Gjeologjik Amerikan.
Autoritetet indoneziane lëshuan menjëherë një alarm për Cunami, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Dridhje shumë të forta ishin ndjerë mbi Sulawesi, në perëndim të epiqendrës. Indah Lengkong, që jeton në qytetin brengdetar të Bitungut, tha se njerëzit fillimisht kishin panikuar.
“Shtëpia shihej derisa lëkundej. Tërmeti ishte tepër i fortë dhe zgjati goxha.”
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëmet materiale apo në njerëz, por për këto Periskopi do t’iu mbajë të informuar. /Periskopi












