Të rejat e fundit nga gjendja në Prizren: 500 të strehuar, s’ka më vend në kamp

Të rejat e fundit nga gjendja në Prizren: 500 të strehuar, s’ka më vend në kamp

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kapacitet e Parkut të Inovacionit në këtë komunë, ku aktualisht janë duke u strehuar personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në këtë vend aktualisht janë sistemuar 500 persona, shkruan lajmi.net. Po ashtu, […]

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kapacitet e Parkut të Inovacionit në këtë komunë, ku aktualisht janë duke u strehuar personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në këtë vend aktualisht janë sistemuar 500 persona, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, është bërë e ditur se po shikohet mundësia e krijimit të një kuzhine mobile, për arsyen se sipas komunës nuk mund të vazhdojë ushqyerja përmes donatorëve.

Haskuka, për shkak të pamundësisë së pranimit të personave të tjerë në këtë park, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të strehojnë familjet tjera nga Durrësi që po vijnë në Kosovë, të lajmërohen në numrat e poshtëshënuar.

Komunikata e plotë:

Sot u mblodhëm bashkë i gjithë ekipi emergjent që po angazhohet për strehimin dhe kujdesin e personave të prekur nga tërmeti në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, për të analizuar gjendjen dhe shikuar hapat e mëtutjeshme që duhet t’i bëjmë për të menaxhuar këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Fluksi i të ardhurve nga Shqipëria mbrëmë ka qenë shumë i madh, me ç’rast Parku i ka përmbushur të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, duke i sistemuar mbi 500 persona. Me këtë rast kërkoj nga të gjithë të kenë parasysh këtë dhe mos të drejtohen tek Parku pa paralajmërim, pasi që nuk ka më kapacitet të pranohen më shumë persona.

Të gjithë të ardhurit në Park janë regjistruar, ndërsa tani e tutje do të bëjmë edhe një regjistër më të detajuar për të mësuar nevojat e tyre në aspekt shëndetësor, social dhe arsimor.

Nga Shërbimi Pedagogjik-Psikologjik që është në kuadër të Komunës sonë, nga sot do të angazhohet një ekip i specializuar për t’u kujdesur edhe për gjendjen psikologjike të tyre, derisa ekipet e kujdesit shëndetësor primar kanë qenë të angazhuar që nga fillimi dhe kanë kryer një punë të shkëlqyer deri më tani.

Dje dhe sot ushqimi është siguruar nëpërmjet donacioneve që kanë ardhur nga bizneset lokale, mirëpo kjo nuk mund të vazhdojë kështu edhe më tej dhe për këtë arsye po shikojmë mundësinë që urgjentisht të krijojmë një kuzhinë mobile dhe të sigurojmë ushqimin në bashkëpunim me shoqatat bamirëse.

Përveç sistemimit të personave në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, jemi të vetëdijshëm që edhe shumë familje i kanë hapur shtëpitë e tyre vullnetarisht për t’i pranuar personat e prekur nga tërmeti. Për këtë, lus të gjithë ata që i kanë pranuar miqtë tanë nga Shqipëria apo kanë vende të lira dhe mund të pranojnë persona të tjerë, le të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve “Alo Komuna” tek numrat 0800 19 200 dhe në Viber +383 45 119 200, në mënyrë që të bëjmë identifikimin e tyre dhe të kemi një databazë për të pasur më lehtë menaxhimin e kësaj situate. Kjo do të na mundësonte që të gjejmë zgjidhje më lehtë ndaj atyre personave që vijnë e nuk kanë ku të strehohen dhe njëkohësisht të ofrojmë shërbime shëndetësore dhe arsimore ndaj tyre.

Deri më tani i gjithë menaxhimi i kësaj situate është kryer me anë të vullnetarëve dhe forcave tona që i kemi ne si Komunë e Prizrenit, ndërkaq për ta përballuar këtë situatë edhe në ditët në vijim, presim që të kemi mbështetje nga institucionet e nivelit qendror

Falenderoj pa masë të gjithë ata që po angazhohen dhe po kontribuojnë në çfarëdo mënyre për t’i ndihmuar vëllezërit e motrat tona nga Shqipëria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?