Tahiri: Albin Kurti filloi ‘kapjen e sindikatave’ duke blerë paqe sepse nuk ka zgjidhje për to

Tahiri: Albin Kurti filloi ‘kapjen e sindikatave’ duke blerë paqe sepse nuk ka zgjidhje për to

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, takoi dje përfaqësuesit e sindikatave, në mënyrë që të fillojë ‘kapjen e tyre’. “Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të […]

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, takoi dje përfaqësuesit e sindikatave, në mënyrë që të fillojë ‘kapjen e tyre’.

“Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë”, shkruan Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, ende pa marrë mandatin për të drejtuar ekzekutivin, dje organizoi një takim me sindikatat e vendit për t’i mësuar se si duhet të sillen dhe sa të forta duhet të jenë në mbrojtje të të drejtave të tyre. Që nga themelimi i saj, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë pretenduar se përfaqësojnë masën kolektive të asaj çfarë është një shoqëri solide. Por tashmë kur pritet ta themelojë qeverinë që do ta drejtojë vetë, z. Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë. Ai tashmë e di se koha e liturgjisë ka marrë fund dhe koha e përgjegjësisë për të është e kudo ndodhshme. Por ai megjithatë nuk duhet të harrojë se sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit, veçse kundërvënëse ndaj tij për të drejtat e tyre legjitime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?