Ideologu i Mini-Shengenit: Surroi e quante të korruptuar dhe kriminale BE-në, kërkonte Jugosllavi të re

Ideologu i Mini-Shengenit: Surroi e quante të korruptuar dhe kriminale BE-në, kërkonte Jugosllavi të re

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi ka publikuar para disa javësh një kolumne të titulluar “Avullimi i vitit 2025”. Në mënyrë të pakuptueshme ai e quante projekt të dështuar politik anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian [BE] në vitin 2025. Por, shprehte besimin se një dështim i tillë do të ketë më së […]

Në mënyrë të pakuptueshme ai e quante projekt të dështuar politik anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian [BE] në vitin 2025. Por, shprehte besimin se një dështim i tillë do të ketë më së shumti rëndesa mbi Kosovën.

Në shkrimin e tij ai sulmon ashpër politikën e deritashme të BE-së në raport me Kosovën, duke nënkuptuar se është shërbyer me korrupsionin dhe kriminalitetin e lartë në vendin tonë. Megjithatë, z.Surroi nuk lodhet së argumentuari një qëndrim të tillë.

“Këtë e demonstroi që herët Catherine Ashton, ish-shefja e diplomacisë evropiane, e cila më 2010, kur në Kosovë u shënua vjedhja industriale e votave, dërgoi një shkresë në të cilën theksi nuk ishte tek vjedhja e votave, por tek fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, diçka si “hajt zgjidhni atë punën me vota, por të hënën ju dua te tryeza ime për të filluar dialogun”.

Në fakt, z.Surroi në këtë pikë nuk është aspak korrekt me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, e të cilët në atë kohë, ashtu si në çdo proces zgjedhor, ishin angazhuar me përkushtim të lartë që të kishte sa më pak parregullsi zgjedhore. Kosova në katër palë zgjedhjet e fundit, shkruan Periskopi, ka shënuar procese zgjedhore të mirëfillta dhe që u përshëndetën nga faktorët ndërkombëtar.

Por, Surroi dëshiron të ngre një ide të re politike, një projekt të ri politik, ku vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të jetonin bashkë për të garantuar katër liritë [qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave].

“Dhe, kur të jemi te regjioni, kjo është njëra prej pikave thelbësore të kornizës së që mund të jetë në zhvillim e sipër: nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të hyjnë në BE për shkak të katër lirive (lirisë së qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave), atëherë pse nuk munden që këto katër liri t’i përcaktojnë më herët në hapësirën ku jetojnë vetë?” – pyet z.Surroi.

Për ta lexuar të plotë shkrimin e tij, iu ftojmë të klikoni KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?