Supremja merr vendimin për votat serbe: Nisma kalon pragun, VV pa tre deputetë

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e tre anëtarëve të LVV-së Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.Kallxo.com merr vesh se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur […]
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e tre anëtarëve të LVV-së Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.Kallxo.com merr vesh se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që mbi 3100 votat e ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Ndërsa burime pranë Gjykatës Supreme kanë konfirmuar se ankesa e Nenad Rashiq mbi të njëjtat votat është vlerësuar si e pasafatshme.












