Sulmet ajrore në Siri: Në mesin e të vdekurve edhe tre fëmijë vëllezër (Video)

Mbrojtja Civile e Sirisë, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, lëshoi një video ku tregon sulmet ajrore në fshatra e Idlibit në Sirinë Veriore. Në veri-perëndim të Sirisë një sulm vrau pesë njerëz dhe plagosi disa të tjerë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani. Observatori tha se në […]
Në veri-perëndim të Sirisë një sulm vrau pesë njerëz dhe plagosi disa të tjerë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani.
Observatori tha se në mesin e të vdekurve në fshatin Bara ishinin edhe tre fëmijë që ishin vëllezër mes vete, shkruan AP.
Idlib, fortesa e fundit kryesore e rebelëve në Siri mbizotërohet nga anëtarët e Hayat Tahrir al-Sham që janë të lidhur me al-Qaida.
Një armëpushim ndaloi ofensivën e qeverisë ndaj Idlibit në fund të gushtit, por ditët e fundit, aktivistët e opozitës kanë raportuar të shtëna dhe sulme ajrore në zonë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=25&v=6-Uu5YKmbVI&feature=emb_title












