Studentët e Fakultetit të Edukimit bojkotojnë mësimin

Studentët e Fakultetit të Edukimit kanë bojkotuar sot mësimin për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, pasi ky fakultet nuk është përfshirë për marrjen e bursave nga kjo ministri. Ata me këtë rast paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta të tjera dhe bojkote të mësimit deri në realizimin e kërkesave të tyre. Kryetari […]
Ata me këtë rast paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta të tjera dhe bojkote të mësimit deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Shkodran Murturi, tha se të drejtat e studentëve do t’i mbrojnë me çdo kusht dhe nuk do të tërhiqen deri në realizimin e tyre.
Ai tha se i kanë dërguar ankesë me shkrim ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe kanë zhvilluar takim, por nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për këtë çështje.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e bursave për Fakultetin e Bujqësi- Veterinari, FShMN, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, Fakultetin Teknik dhe Shkenca të Aplikuara.












