Spitali ‘Lindja’ i del në ndihmë të lënduarve në Shqipëri me autoambulancë

Spitali ‘Lindja’ në Prishtinë ka ndërmarr një aksion për t’iu dal në ndihmë të lënduarve nga tërmeti në Shqipëri. Ky spital në këto momente është duke bërë përgatitjet e fundit për të nisur një autoambulancë me ekipën mjekësore për të ndihmuar të lënduarit, shkruan Gazeta Shneta. Ekipi mjekësor në krye me Dr. Arben Vitia, Burim […]
Ky spital në këto momente është duke bërë përgatitjet e fundit për të nisur një autoambulancë me ekipën mjekësore për të ndihmuar të lënduarit, shkruan Gazeta Shneta.
Ekipi mjekësor në krye me Dr. Arben Vitia, Burim Aliu dhe Vaska Celic do të nisen për në Shqipëri për të trajtuar personat e lënduar.
Autoambulanca është furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme për intervenim tek qytetarët që kanë nevojë. Kujtojmë se tërmeti në Shqipëri deri më tani ka lënë të vdekur 15 persona, ndërsa qindra të tjerë raportohet se janë lënduar. Ende janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit.












