Spanja ia kalon Kosovës me zgjedhje të parakohshme: Voton sot për herë të katërt në katër vjet

Spanjollët po votojnë për të katërtën herë në zgjedhje të përgjithshme në po aq vite, në një përpjekje tjetër për të thyer krizën politike që e kaploi vendin pas zgjedhjeve të muajit prill. Partia Socialiste e Punëtorëve që është në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, pritet të fitojë shumicën e votave sërish, por […]
Partia Socialiste e Punëtorëve që është në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, pritet të fitojë shumicën e votave sërish, por duke mos mundur që ta formojë shumicën.
Përsëritja e zgjedhjeve vjen mes tensioneve të rritura ndërmjet qeverisë qendrore dhe qeverisë rajonale separatiste në Kataloni, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Në mes të tetorit, gjykata supreme e Spanjës i futi në burg nëntë liderë separatistë katalanas dhe kjo bëri që të shpërthenin protestat e reja në Barcelonë, që u kthyen në të dhunshme.
Partitë e së djathtës kanë akuzuar kryeministrin Sanchez se ka qenë tepër i butë ndaj separatistëve. /Periskopi












