S’lënë gjë pa vjedhur në një dyqan, kapen hajdutët në Malishevë

Mbrëmë pas mesnate Policia në Malishevë ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku”. Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vihen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar […]
Mbrëmë pas mesnate Policia në Malishevë ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku”.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vihen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. K. (49 vjeçar), F. P. (45 vjeçar) dhe K. H.( 34 vjeçar).
Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.
Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 50 denarë, 2 shalle të zinj, 2 kapela të zeza, 2 palë dorëza pune, 2 kaçavida, 6 mbushje të telefonit dhe 4 telefona.
Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.












