Skënder Reçica: Nisma është pjesë e Kuvendit

Anëtari i kryesisë së NISMA’s, ka përshëndetur vendimin e PZAP-së për të mos pranuar votat e Serbisë. Ai ka thënë se me këtë rast drejtësia po vihet në vend dhe po respektohet ligji zgjedhor. Postimi i plotë: Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve që kanë zgjedhur të besojnë NISMA’n Socialdemokrate nuk mund të nëpërkëmbej nga të […]
Anëtari i kryesisë së NISMA’s, ka përshëndetur vendimin e PZAP-së për të mos pranuar votat e Serbisë.
Ai ka thënë se me këtë rast drejtësia po vihet në vend dhe po respektohet ligji zgjedhor.
Postimi i plotë:
Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve që kanë zgjedhur të besojnë NISMA’n Socialdemokrate nuk mund të nëpërkëmbej nga të ashtuquajturat vota të sjella në mënyrë ilegale e jo ligjore në Kosovë. Vendimi i sotëm e PZAP-së për të mos i pranuar ato, vë drejtësinë në vend dhe garanton respektim të ligjit zgjedhor.
Me votat e ligjshme, NISMA është pjesë e Kuvendit dhe kjo u rikonfirmua edhe sot.
Mirënjohje dhe respekt për secilin votues, anëtar e simpatizant të NISMA’s.
BASHKË, mundemi!












