Sizmologu serb thotë se aktiviteti i tërmeteve në rajon do të vazhdojë me muaj

Sizmologu serb thotë se aktiviteti i tërmeteve në rajon do të vazhdojë me muaj

Sizmologu nga Serbia, Branko Dragiçeviq, ka thënë se aktiviteti i tërmeteve në rajon dhe Shqipëri do të vazhdojë edhe për disa muaj. Sipas tij pas tërmetit kryesor që kishte goditur Adriatikun prej 6.4 shkallë të Rihterit është shoqëruar edhe me 50 deri në 60 goditje të tjera më të vogla. Ai thotë se një gjendje […]

Sizmologu nga Serbia, Branko Dragiçeviq, ka thënë se aktiviteti i tërmeteve në rajon dhe Shqipëri do të vazhdojë edhe për disa muaj.

Sipas tij pas tërmetit kryesor që kishte goditur Adriatikun prej 6.4 shkallë të Rihterit është shoqëruar edhe me 50 deri në 60 goditje të tjera më të vogla.

Ai thotë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e energjisë sizmike që është grumbulluar për vite të tëra, e cila po lirohet tashmë dhe do të vazhdojë të krijojë efekte për ditë e muaj në të ardhmen.

“Ky ka qenë tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në 30-40 vitet e fundit”, ka thënë Dragiçeviq shkruan kosovo-online, trasnmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka paralajmëruar edhe tërmete të tjera që do të ndodhin në rajon, megjithatë ka specifikuar se nuk mund të jenë të një magnitute shumë të lartë .

“Tërmeti më i fortë që mund të ndodh mund të mbërrijë deri në 6 shkallë të Rihtrit. Pasojat e tij do të varen se në çfarë kohe apo orë do të ndodhë, dhe nëse do të jetë në ndonjë zonë të banuar”, ka shtuar ai.

Ai shpjegon se nuk mund të parashikohen tërmetet, pasi që nuk  ka ndonjë sezon apo vit kur ato ndodhin, dhe kësisoj nuk japin hapësirë për evakuim.

Sizmologu serb thotë se përgatitjet për mbrojtje duhet të bëhen para se tërmetet të ndodhin. Një nga to ai thotë se është ndërtimi i objekteve që janë të mbrojtura nga tërmetet.

Deri tani zyrtarisht autoritetet shqiptare kanë njoftuar për 13 të vdekur dhe qindra të lënduar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?