Si pasojë e aksidenteve 2523 qytetarë të Kosovës kanë vdekur që nga paslufta

Si pasojë e aksidenteve 2523 qytetarë të Kosovës kanë vdekur që nga paslufta

Që nga paslufta kanë vdekur 2523 persona nga aksidentet në trafik dhe ky numër konsiderohet alarmant, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122. Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e […]

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Këto institucione morën iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët ku u paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës.

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, theksoi se 2523 persona kanë vdekur që nga pas lufta në trafikun rrugor, ndërsa këtë vit është ul shkalla e vdekshmërisë krahaasur me vitin e kaluar.

Rexhepi theksoi se shkaktar të aksidenteve me fatalitet është mos përshtatja e shpejtësisë në rrugë. Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministri tha se në shërbim të kësaj dite kanë organizuar aktivitetet që kanë qëllimi që të rritet vetëdijesimi për të rinjtë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku tha se shënimi i kësaj dite është qëllimi që të rritet vetëdijesimi për uljen e aksidenteve në trafik.

Ai tha se Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëmshpërblim që nga pas lufta. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë paguar mbi 22 milionë euro. Kurse, 40 milionë euro janë dëmet e këtyre kompanive nga veturat e paregjistruara.

Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, edhe tek ne kjo ditë merr vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor. Motoja e kësaj fushate është “Jeta nuk është pjesë e veturës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?