Si ndodh shtatzania?

Si ndodh shtatzania?

Shtatzania është njëkohësisht e thjeshtë dhe e komplikuar. E ke pyetur veten si ndodh shtatzania ? Informacionet në vazhdim, do ju ndihmojnë mos të pyesni më kurrë, nëse ka mundësi shtatzanie me puthje, seksin oral, ejakulimin në bark apo dhe fërkime të ndryshme. Si ngelim shtatzënë ? Përpara së të fillojë proçesi i shtatzanisë, është e rëndësishem […]

Shtatzania është njëkohësisht e thjeshtë dhe e komplikuar. E ke pyetur veten si ndodh shtatzania ? Informacionet në vazhdim, do ju ndihmojnë mos të pyesni më kurrë, nëse ka mundësi shtatzanie me puthje, seksin oral, ejakulimin në bark apo dhe fërkime të ndryshme.

Si ngelim shtatzënë ?

Përpara së të fillojë proçesi i shtatzanisë, është e rëndësishem që të ndodhin dy gjëra. Gjatë ovulimit duhet të çlirohet një vezë e cila më pas duhet të jetë e fekonduar nga qeliza spermë.

Nga pikëpamja mjekësore, shtatzania fillon kur një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës. Shtatzania vazhdon pasi ajo vezë rritet   në embrion dhe më pas në fetus.

Tri hapat e shtatzanisë.

Ovulacioni: vezori lëshon një vezë

Hormonet e lidhura me ciklin menstrual bëjnë që vezët brenda vezoreve të piqen. Mesatarisht çdo 28 ditë ose më shumë, një vezë e pjekur lëshohet nga vezori. Ky proçes quhet ovulacion. Pasi të leshohët, veza lëviz në gypin e falopit ku qëndron për rreth 24 orë. Nëse veza nuk fekondohet gjatë asaj kohe, veza shpërbëhet dhe menstruacionet tuaja fillojnë 11-16 ditë më vonë.

Fekondimi: Sperma takon vezën

Veza e pjekur fekondohet kur bashkohet me një qelizë spermë. Kjo zakonisht ndodh mbas ejakulimit brenda në vaginë. Spermatozoidi që ndodhet në spermë udheton lart në vaginë, përmes qafës së mitrës dhe tubave fallopianë. Nëse një vezë është më pak se 24 orë e vjetër, ajo mund të fekondohet nga një qelizë spermë. Ndonëse shumë rrallë, fekondimi mund të ndodhë nëse sperma është derdhur shumë pranë vaginës. Në ditët e sotme falë teknologjisë mund të fekondojmë një vezë, duke future spermë në trupin e femrës (mbarësim artificial) ose duke fekonduar një vezë jashtë trupit dhe pastaj duke e vendosur atë në mitër.

Implantimi: Veza e fekonduar i bashkangjitet mitrës dhe fillon shtatzania

Shumica e vezëve fekondohen nga spermatozoidi ndërsa janë akoma në gypin e fallopit. Veza e fekonduar më pas udhëton poshtë tubit fallopian, në mitër. Kjo mund të zgjasë 1-2 ditë. Kur veza arrin në mitër ajo bashkohët me atë shtresë të mitrës që quhet endometrium dhe kështu fillon shtatzania. Shumë vezë të fekonduara nuk implantohen kështu që ato dalin jashtë trupit në menstruacionet e ardhshme.

Edhe se një vezë mund të fertilizohet vetëm brenda 24 orëve, sperma mund të jetojë brenda trupit të njeriut deri në 5 ditë. Kjo do të thotë që mund të bësh seks gjatë ditëve që nuk je duke ovuluar dhe përsëri të ngelësh shtazënë. Me pak fjalë, sperma që ka ejakuluar të hënën, mund të fekondojë një vezë të çliruar të premten.

Ekziston ndonjë periudhë kohore, gjatë së cilës  NUK mund të mbetem shtatzënë ?

Jo. Ka disa kohë kur shtazania ka më pak mundësi të ndodhë, si psh gjatë menstruacioneve.

Si mund të parandaloj shtatzaninë ?

Nëse nuk do të mbetesh shtatzënë, mund të përdorësh metoda kontraceptive

PËr më shumë informacione rreth planifikimit familjar, kliko këtu.

Nëse keni pyetje, shkruani në komente ose më kontaktoni në faqen e Facebook të Tabu Blog ose në sektorin Kontakti.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar