Shumë qytetarë në Shqipëri kalojnë natën nën qiell të hapur

Shumë qytetarë në Shqipëri kalojnë natën nën qiell të hapur

Rreth 260 tërmete e kanë prekur Shqipërinë sot, ku u shënua edhe tërmeti më i fortë me magnitudë 6,4 i shkallës Rihter. Si pasojë e këtyre tërmeteve shumë ndërtesa dhe shtëpi janë rrënuar duke lënë të vdekur 21 persona deri më tani dhe të lënduar mbi 600 persona. Vendet e prekura nga tërmeti janë pa […]

Numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë të detyruar që natën ta kalojnë në ambient të hapur, si pasojë e shkatërrimit të shtëpibve të tyre dhe nga frika e përsëritjes së tërmetit.

Shumë prej tyre tashmë janë vendosur në stadiumin “Niko Dovano” përkundër motit të freskët që po mbretëron.

Përveç në stadiume, personat që janë vendosur në tenda nëpër fusha nuk kanë rrymë por vetëm dritë artificiale.

Sa i përket strehimit të personave të pastrehë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale.

“T’i kalojnë edhe festat e fund vitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, ka thënë Rama.

Në ndihmë shtetit shqiptar i ka dalë edhe Kosova duke dërguar njësite të policisë dhe ushtrisë poashtu një ndihmë fillestare prej 500 mijë eurove.

Në ndihmë shtetit shqiptarë i kanë dal edhe vendet fqinje, poashtu edhe Gjermania, Franca, SHBA-të.

Sizmologu Edmond Dushi  ka shpjeguar se rreziku mbetet i lartë veçanërisht në zonat bregdetare, ndërsa shton se do të ketë lëkundje të vazhdueshme, duke mos përjashtuar mundësinë që ato të prekin edhe zonat e tjera të vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?