Shumë premtime u dhanë por kosovarët mbesin ende pa viza

Shumë premtime u dhanë por kosovarët mbesin ende pa viza

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditë më parë tha se një vendim për liberalizimin e vizave mund të ndodhë brenda këtij viti, saktësisht në muajin dhjetor. Por nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), po e shohin të pamundshme një gjë të tillë. Përparim Kryeziu, përfaqësues i GSJP-së, thotë se Bashkimi Evropian deri më […]

Por nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), po e shohin të pamundshme një gjë të tillë.

Përparim Kryeziu, përfaqësues i GSJP-së, thotë se Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka shprehur ndonjë ndryshim të pozicionit sa i përket liberalizimit të vizave.

Kryeziu thotë se po shfaqet një mungesë e interesimit nga institucionet e BE-së për një vendim të tillë.

“Sipas çdo kriteri vlerësues dhe çdo leximi të zhvillimeve politike brenda BE-së, gjasat që një vendim i tillë të merret brenda këtij viti janë pothuajse të pamundura. Vërehet se ka një mungesë të theksuar të disponimit për një vendim të tillë, si dhe për faktin se BE dhe institucionet e saj janë tashmë në fazën finale të konsolidimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve brenda BE-së. Me një bindje të plotë e them se një vendim i tillë nuk pritet të ndodhë brenda këtij viti, presim se cilat do të jenë zhvillimet në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Kryeziu.

Kryeziu deklaroi se pavarësisht vlerësimit pozitiv lidhur me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo dukuri nuk është proces që duhet të përmbushët dhe mos të rishikohet.

Siç thotë ai, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është përgjegjësi dhe duhet të bëhet një luftim më serioz.

“Ekziston një raport të Komisionit Evropian i cili e ka vlerësuar pozitivisht këtë kriter. Me që rast ka dhënë një rekomandim pozitiv edhe për liberalizimin e vizave i cili pastaj është votuar nga Parlamenti Evropian. Ka ngecur për fat të keq në instancën e fundit të Këshillit të ministrave. Është bërë një përpjekje që të bëhet një luftim më serioz të korrupsionit në nivel të larta dhe krimit të organizuar. Luftimi nuk është që njëherë përmbushët dhe pastaj nuk ka nevojë të rishikohet. Luftimi korrupsionit është një përgjegjësi të cilën çdo qeveri duhet ta mbajë dhe këtë luftim duhet ta mirëmbajmë pasi të fillohet një luftim më serioz”, tha ai për EO.

Ai dërgoi mesazh edhe për qeverinë e re që ta mirëmbajë këtë vlerësim pozitiv, pasi sipas tij ky kriter do të kontribuojë në vlerësimin pozitiv të BE-së.

“Qeveria e re duhet ta ketë të qartë se pavarësisht raportit të Komisionit Evropian i cili jep vlerësim pozitiv duhet të kujtojmë se kriteri duhet të mirëmbahet në mënyrë që të mirëmbahet edhe ky vlerësim pozitiv. Ky kriter është dashur të bëhet më herët dhe të mirëmbahet. Por është përgjegjësi e  plotë e qeverisë së ardhshme që ta ketë parasysh për përgjegjësinë që të luftoj më ashpër. Kemi raste të cilat njihen si raste të shënjestruar të luftimin e korrupsionit udhëheqësit shtetëror dhe çdo përparim është i mirëseardhur dhe do të kontribuoj në vlerësim sa më pozitiv nga BE”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?