Shtetasja turke që mori identitetin e kosovares ishte e dënuar me 10 vjet burg në Turqi

Përveç Nejdet Cesuroglu, Mario Millosheviq që kishin marrë lehtësisht identitetin e kosovarëve, edhe një shtetase turke e dënuar me dhjetë vjet burg ka marrë identitetin e gruas nga Kosova që jeton në diasporë. Shtetasja turke, Ozden Gur, ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova. Kërkohej nga Interpoli për […]
Përveç Nejdet Cesuroglu, Mario Millosheviq që kishin marrë lehtësisht identitetin e kosovarëve, edhe një shtetase turke e dënuar me dhjetë vjet burg ka marrë identitetin e gruas nga Kosova që jeton në diasporë.
Shtetasja turke, Ozden Gur, ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova.
Kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi prej dhjetë vjetësh në Turqi, shkruan Insajderi.
Në lagjen Mat në Prishtinë jetonte e qetë nën emrin, Filloreta Rama, e lindur më 16 tetor 1985 në Gjakovë.
Ndërkaq, Filloreta e vërtetë jeton në Gjermani.
Insajderi ka nisur publikimin e skandalit me vjedhjen e identiteteve nga kriminel të kërkuar nga Interpoli falë korruptimit të zyrtarëve të MPB-së.












