Shqiptaret e famshme që u bënë shkak i vrasjeve (Foto)

Shqiptaret e famshme që u bënë shkak i vrasjeve (Foto)

Atentati i rëndë kundër prokurorit Ndoja në Shkozet, nuk e theu rregullin e artë të vajzave të ekraneve shqiptare: Kudo që ka një krim ndodhet edhe njëra prej tyre! Këtë herë prokuroria thirri Kejvina Kthellën, si një e njohur e ngushtë e të dyshuarit si atentator Redian Rraja, transmeton Klan Kosova. Por ish velina e […]

Këtë herë prokuroria thirri Kejvina Kthellën, si një e njohur e ngushtë e të dyshuarit si atentator Redian Rraja, transmeton Klan Kosova.

Por ish velina e shout humoristik, tashmë të mbyllur, “Xing me Ermalin”, nuk është e vetmja e një aradhe ku shkëlqejnë Inis Gjoni, Suada Sherifi, Treisi Seidini, Elvana Gjata, Viola Spiro e shumë të tjera.

Në fakt, ndryshe nga sa u tha në rastin e këngëtares Elvana Gjata, ato nuk janë sebepi i konflikteve.

Por, ndonëse thënia e vjetër “Cherchez la femme” nuk ka vend në historitë shqiptare, fakti është se vajzat e ekranit, këngëtaret, modelet gjenden gjithmonë pas një mashkulli me shumë para, dhe sidomos dikujt që këto të ardhura i burojnë nga bota e errët e nëntokës. Duket sikur në këmbim të gjinjve të fryrë, buzëve të mbushura, vitheve topolake, ato kërkojnë euro pa hesap, vetura kabrio, çanta të shtrenjta dhe pushime superluksoze.

Dhe e gjitha kjo me riskun që një ditë do të gjenden pranë skenës makabre të një krimi, do të derdhin lotë të penduara, do të zhduken disa kohë nga sytë e publikut, për t’u rishfaqur më pas në krah të një tipi të ngjashëm dhe për të nisur nga e para një spirale marramendëse të cilës i dihet fundi.

Po t’i shohësh një e nga një këto histori, duket sikur ato i përdorin talentet, hiret, daljet e tyre në TV, vetëm për të arritur kulmin e karrierës, rënien në krahët e një banditi. Por pas një “Dolce vita” të shkurtër, përfundojnë të bëhen pjesë e një skene krimi. Ja disa nga historitë e secilës prej tyre që çuditërisht ngjasojnë në mënyrë të tmerrshme të lidhura nga seksi, paraja dhe gjaku.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya