Shpeshtohen rastet e personave të zhdukur në Kosovë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një vajzë nga Hajvalia, Prishtinë, raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. Rastet e ‘ personave të zhdukur’ […]
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një vajzë nga Hajvalia, Prishtinë, raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Rastet e ‘ personave të zhdukur’ në Kosovë janë shpeshtuar. Vetëm pesë ditë më parë dy vajza janë raportuar si të zhdukura në dy raste të ndara në Prishtinë.
Po javën e kaluar është raportuar e zhdukur edhe një grua në Prishtinë, Remzie Mustafa e cila po vazhdon të kërkohet nga familjarët.
Raste të tilla raportohen shpesh edhe nga komunat e tjera të Kosovës, raporton Periskopi.












