Shpend Ahmeti: Lutemi për sa më pak viktima nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, ku për pasojë, deri më tani 4 persona kanë humbur jetën. Ahmeti ka thënë se janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti. “Shpresojmë dhe lutemi që të ketë sa më pak viktima e të lënduar nga tërmeti. […]
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, ku për pasojë, deri më tani 4 persona kanë humbur jetën.
Ahmeti ka thënë se janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti.
“Shpresojmë dhe lutemi që të ketë sa më pak viktima e të lënduar nga tërmeti. Në gjendje gatishmërie për të ndihmuar me çdo kapacitet që kemi. Ngushëllime familjeve!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Periskopi/












