Shpallet fituesi: Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, u del në ndihmë të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri. Ai ka bërë të ditur se ka dhuruar 1 milion euro për për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Pacolli tha se kjo gjendje në Shqipëri kërkon mbështetje për të rikthyer qytetarët të prekur nga ky tërmet në kushte […]
Ai ka bërë të ditur se ka dhuruar 1 milion euro për për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Pacolli tha se kjo gjendje në Shqipëri kërkon mbështetje për të rikthyer qytetarët të prekur nga ky tërmet në kushte normale.
Ja statusi i plotë:
Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine.












