Shkon në 6 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga tërmeti në Durrës, Thumanë e Kurbin. Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë, njofton top news. Instituti i […]
Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga tërmeti në Durrës, Thumanë e Kurbin.
Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale.
Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë, njofton top news.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por ka porositur qytetarët të dalin jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme, përcjell Periskopi.
Tërmeti ndodhi mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, ndërsa ishte i shkallës 6.4 të Rihterit.












