Shifra alarmuese: Mbi 35 raste të kancerit te fëmijët këtë vit, katër të vdekur

Shifra alarmuese: Mbi 35 raste të kancerit te fëmijët këtë vit, katër të vdekur

Që nga janari e deri në muajin dhjetor të këtij viti, në repartin e Leukemisë dhe Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, rreth 38 raste të reja të fëmijëve janë paraqitur me sëmundje malinje. Por katër fëmijë gjatë këtij viti kanë humbur betejën nga sëmundja e kancerit e leukemisë. Këto të dhëna i kanë […]

“Vlerësoje jetën dhe qëndroj asaj sepse ju jeni duke e jetuar këtë jetë”, ky është mesazhi i cili i bie në sy secilit pacient e vizitor në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë së QKUK’së. Këtë mesazh e kishte shkruar një vajzë e mitur e cila kishte vuajtur nga leukemia e që fatkeqësisht e ka humbur betejën më këtë sëmundje.

Dëshmore Kelmendi, vetëm 15-vejcare para disa vitesh ishe diagnostikuar me sëmundje malinje. Por me forcë dhe vullnet për cdo ditë  e kishte luftuar sëmundjen e leukemisë. Fatkeqësisht, betejën më këtë sëmundje, ajo e humbi para disa viteve.

Por, ajo do të mbahet mend gjithmonë. Fjalët e saja, janë  të gdhendura në murin e pavionit të Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Në dhomat përgjatë këtij korridori gjenden të shtrirë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë që fatin e jetës së tyre ua kanë lënë në dorë mjekëve tanë.

Sipas doktorëve të këtij reparti, përgjatë gjithë vitit në Repartin e Hematologjisë, Leukemisë dhe Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të këtij viti me sëmundje malinje  janë diagnostikuar 38 raste të reja të fëmijëve  që janë prekur me sëmundje malinje.

Këtë fakt e ka dhënë për Gazetën Express, drejtoresha në këtë repart, Violeta Grajqevci. Ajo ka thënë se disa nga këto raste janë referuar ëpr trajtim jashtë vendit ngas enë Kosovë nuk ka aparatura e as medikamente adekuate për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

“Gjatë këtij viti në Repartin e Hemato-Onkologjisë janë lajmëruar 38 raste të reja me sëmundje malinje. Shumica e rasteve janë trajtuar në repartin tonë por ka edhe raste që janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit”, ka deklaruar për Express Grajqevci.

Ndërkohë për fat të keq, vetëm brenda këtij vitit, katër fëmijë kosovarë nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me sëmundjen e kancerit.

“Sa i përket rasteve që nuk kanë mbijetuar janë vetëm 4 raste”, thotë drejtoresha e repartit të Hemato-Onkologjisë në QKUK.

Nga 50 deri në 55 raste që lajmërohen në këtë klinikë, rreth 25 prej tyre janë me leukemi.

E megjithëkëtë, gjatë vitit të kaluar janë lajmëruar 51 raste të reja.

Ndryshe, Mbi 4 mijë persona që nga viti 2017 e deri më tani vlerësohet se janë prekur me kancer në Kosovë. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje thuhet se janë të ndryshëm, derisa kërkohet që qytetarët të ushqehen shëndetshëm e të bëjnë aktivitete fizike.

Nga hulumtimet që janë bërë deri tani thuhet se në botë janë 14 milionë raste të reja në vit me kancer, derisa parashihet që deri në vitin 2030 numri i rasteve me kancer të arrijë shifrën prej 21.7 milionëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?