Sherifi: Nisma kaloi situatë të vështirë, na rëndoi heshtja e miqve

Sekretari i Nisma’s, Bilall Sherifi, shkruan se ‘situata që ka kaluar kjo parti kohën e fundit ka qenë mjaft e vështirë’. Por Sherifi kujton një thënie të Martin Luther – King, që sjell në kujtesë heshtjen e miqve në situata të vështira. Ai shkruan në FB: Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, […]
Sekretari i Nisma’s, Bilall Sherifi, shkruan se ‘situata që ka kaluar kjo parti kohën e fundit ka qenë mjaft e vështirë’.
Por Sherifi kujton një thënie të Martin Luther – King, që sjell në kujtesë heshtjen e miqve në situata të vështira.
Ai shkruan në FB:
Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë!
Situata që kemi kaluar kohëve të fundit, sidomos gjatë përpjekjeve që me ndihmën e 3104 votave të ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia t’i eliminojnë nga përfaqësimi më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ishte tejet e vështirë.
Ajo që më së shumti më ka rënduar në periudhën që kemi kaluar sintetizohet në mënyrë brilante në thënien e famshme të Martin Luther-King: “Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë”.
Sidoqoftë, nuk harrojmë as ata që në këto momente të rënda na qëndruan afër dhe kishin besim që ligjshmëria do të ngadhënjejë në Kosovë!












