Shënohet ditëlindja e parë e Ushtrisë së Kosovës, Thaçi: Synojmë anëtarësimin në NATO

Shënohet ditëlindja e parë e Ushtrisë së Kosovës, Thaçi: Synojmë anëtarësimin në NATO

Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi sot me një ceremoni Ditën e Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që FSK shënoi ditën e saj me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës. […]

Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi sot me një ceremoni Ditën e Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që FSK shënoi ditën e saj me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.

Njësitë e FSK-së u paraqitën me flamuj dhe emblema të reja, të dekretuara për çdo njësi nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, kjo ditë gjeti Kosovën në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, duke u ndalur te kjo ngjarje tha se duhet të jemi gjithmonë bashkë ashtu siç kemi qenë edhe në të kalurën, ndërsa nga Prishtina iu dha kurajo ushtarëve të Kosovës që janë me mision në Shqipëri.

Presidenti i vendit tha se synimi kryesor është që Ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa theksoi se paqja e përhershme në Ballkan do të arrihet vetëm me anëtarësimin e të gjitha vendeve në instancat euroatlantike

Thaçi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në një institucion të besueshëm dhe që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Sipas tij, FSK është garanca më e mirë e sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se ditëlindja e parë e FSK-së si ushtri është nderi i popullit dhe atdheut.

Ai shtoi se për herë të parë në histori jemi të zot ta garantojmë paqen në vend dhe rajon dhe t’i përmbushim detyrimet kushtetuese që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Haradinaj përmendi edhe ndikimet ruse duke thënë se Kosova i takon botës së cilës i prinë Amerika dhe në këtë do të mbetemi.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushtarakë, tha se kanë realizuar me sukses objektivat e caktuara vjetore

Ai po ashtu foli për planin vjetor të rekrutimit, duke shtuar se kanë rekrutuar 700 ushtarë të rinj.

Gjenerali Rama përmendi edhe themelimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kapacitetet themelore të Gardës Kombëtare të Kosovës, Komandën e Logjistikës, Komandën e Doktrinës dhe Logjistikës dhe njësitë pranë shtabore./KosovaPress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?