Shala i NISMA-s: Erdhi dita të demaskohen ‘patriotët’ e VV’së, po tentojnë të grabisin mandate me zarfa të Vuçiqit

Endrit Shala i Nismës Socialdemokrate ka reaguar ndaj ankesës së VV’së në Gjykatën Supreme për votat e ardhura nga Serbia, shkruan Periskopi. E për këtë ka reaguar zyrtari i Nismës, Endrit Shala ka shkruar se ‘erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat”’. Shala këtij përshkrimi ia ka bashkëngjitur edhe një video të anëtari të Komisionit Qendror […]
E për këtë ka reaguar zyrtari i Nismës, Endrit Shala ka shkruar se ‘erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat”’.
Shala këtij përshkrimi ia ka bashkëngjitur edhe një video të anëtari të Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi i cili kishte thënë se është kundër votave të ardhura nga Serbia
“Erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat” ..!!! Ja çfarë thoshin ata para popullit (normal vetëm kur janë pranë TV) për pakot me zarfa të kontrabanduara nga Serbia.!!!
Këta janë ata që tentojnë të grabitin mandate me pako me zarfa te Vucicit”, ka shkruar Shala.
Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar PZAP-in për pazare, për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Po ashtu, Rrustemi ka njoftuar se Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të kësaj partie, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.












