Shala: Glauk Konjufca po rren, e vërteta është ndryshe

Shala: Glauk Konjufca po rren, e vërteta është ndryshe

Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate i është përgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, i cili sonte tha se Nisma s’ka lënë gjë pa bërë vetëm që të kalojë pragun, madje edhe me ndërhyrje politike, transmeton Periskopi. Shala thotë se Konjufca po gënjen. ‘’Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes […]

Shala thotë se Konjufca po gënjen.

‘’Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar !
E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!’’.

Konjufca  sonte në Argument Plus ka thënë se Nisma Social Demokrate është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut.

‘’Në momentin kur këta  e kanë kuptu që me 844 vota Nisma bie, këta janë mobilizu me gjet një zgjidhje. Zgjidhja  e parë ka qenë diaspora, me i anulu votat e diasporës. Kur nuk mujtën me arritë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim njo 3 mijë vota Listës Serbe ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrëfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV’në’’, ka thënë Konjufca.

‘’Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV’në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë  e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë sepse u mobilizu krejt sistemi sepse aty është kufiri ku Nisma hyn në Kuvend’’

‘’Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kish pranu këto vota më 2014, e 2017. I mbyllnin sytë dhe thonin se ky është ligji’’

‘’Shumë e dyshimtë dhe skenar politik. Këtu nuk bën me përjashtu edhe korrupsionin dhe paratë’’/PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?