Serbia u pajis me armatim nga Rusia, reagon Amerika

Serbia u pajis me armatim nga Rusia, reagon Amerika

Gjatë javës që po e lëmë pas ushtarakët rusë e serbë kishin testuar pajisje të rënda ushtarake në Serbi. Madje shteti serb ka shfaqur interesim të blejë edhe sistem të mbrojtjes reketor S-400. Një veprim i tillë është përcjellë me reagime të menjëhershme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë njohësit e sigurisë […]

Ka ditë që ky armatim ka arritur në Serbi.

Gjatë javës pajisje të rënda ushtarake ishin testuar nga ushtarakë rusë e serbë.

Serbia është pajisur nga Rusia me sistem ajror të mbrojtjes pancer që ka rreze të mesme veprimi, ndërsa ka shfaqur interesim që të blejë edhe sistemin e mbrojtjes raketore  S-400.

E gjithë kjo ngjarje ishte përcjellë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje u paralajmërua edhe rrezik i vendosjes së sanksioneve të posaçme.

Ndërkohë gjatë së premtes, u panë edhe hapa konkretë nga Amerika.

Drejtori i Departamentit të Posaçëm të Departamentit të Shtetit për zbatimin e nenit 231 të “Ligjit për kundërvënien e kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve”, Thomas Zarzecki ka qëndruar në Serbi.

Takim së pari zhvilloi me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Megjithëkëtë pas përfundimit të këtij takimi, Daçiçi pretendoi se nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Serbisë.

“Nga ana tjetër, unë thashë që ne kemi interesat tona në lidhje me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, dhe në përputhje me rrethanat duhet të marrim parasysh aftësitë e mbrojtjes dhe të zhvillojmë një politikë të neutralitetit ushtarak”, ka thënë Ivica Daçiq

Por sipas njohësve të sigurisë në Kosovë, Serbia asnjëherë nuk jep një arsye për gjithë këtë armatim.

Nuredin Ibishi tha se për një dukuri të tillë ka vend për shqetësim.

“Armatosja është e vazhdueshme edhe me të sofistikuara që janë në krye të agjendës për shqetësim jo vetëm në rajon sidomos kur ka të bëj me S-300 edhe S-400”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Ndonëse shprehet se një veprim i tillë momentalisht nuk paraqet rrezik për Kosovën, vlerëson se Serbia nuk do të shpëtojë pa sanksione.

“Këtë shqetësim e ka paraqitur jo vetëm Kosova po edhe Kroacia në veçanti për shkak të një disbalanci në armatim, nuk do të kalojë pa sanksione nga SHBA”, ka thënë Ibishi.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia pajiset me armatim nga Rusia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?