Sëmundjet që ju bëjnë të keni ftohtë

Sëmundjet që ju bëjnë të keni ftohtë

Gjatë stinës së dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për të moshuarit por edhe për të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk punon siç […]

Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për të moshuarit por edhe për të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk punon siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Shkaqet se përse keni ftohtë gjithmonë:

Hipotiroidizimi

Hipotirodizimi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit.

Anemia

Anemia ndodh kur një person ka më shumë rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjenin. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit. Simptoma të tjera mund të jenë, këmbë dhe duar të ftohta, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë: Anemia nga mungesa e hekurit është më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.

Anoreksia Nervoze

Anoreksia nervoze është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi me trupin e tij por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimit në peshë. Anoreksia mund të shkaktojë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup.

Sëmundjet e arterieve periferike

Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Grumbullimi i këtyre pllakave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet. Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intensiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?

Femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë. Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që nuk prodhojnë më pak energji sesa meshkujt.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar